Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll. Ai ka thënë se Kosova qëndron pranë popullit turk.
“Unë fuqimisht dënoj sulmin e egër terrorist në Stamboll. Kosova qëndron me popullin turk, të bashkuar kundër terrorizmit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Twitter./Insajderi.com