Veseli: Po bëhet politikë me tragjedinë e Astrit Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Po bëhet politikë me tragjedinë e Astrit Deharit

    Insajderi
    17 November 2016 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke iu përgjigjur deklaratave të shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se po bëhet politikë me tragjedinë e Astrit Deharit.

    “Politika nganjëherë është teatër, por nuk është mirë kur ka tragjedi të rënda dhe mi shndërru në teatër, për përfitime, të cilët tragjedi institucionet e Kosovës kanë m’i shku deri në fund”, ka thënë Veseli.

    “Askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta, e vërteta do të dalë në shesh, ajo që është. Dhimbja do të mbetet sepse një njeri i Kosovës e ka humbur jetën”, ka shtuar ai pas mbledhjes se kryesisë së Kuvendit.

    Kreu i Kuvendit ka thënë se anëtarët e kryesisë nga Vetëvendosje nuk morën pjesë në seancë.

    “Ata nuk ishin në mbledhje, por vetëm e shfrytëzuan këtë foltore për manifestim politik”, ka thënë Veseli.

    Duke folur rreth akuzave të Konjufcës se Veseli ka ndikuar te deputetët për tërheqjen e nënshkrimeve, ai i ka mohuar këto pretendime.

    “Deputetët kanë liri absolute të veprimit. As nuk më kanë pyetur kur e kanë nënshkruar as kur i kanë hequr nënshkrimet”, ka shtuar Kadri Veseli./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark