Insajderi
Lajme

Veseli priti në takim Victoria Nuland

Insajderi
10 July 2016 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë Victoria Nuland, e cila ka ardhur për vizitë zyrtare në Kosovë, pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, tashmë është në takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Vizita e zyrtares së lartë amerikane, siç është raportuar në media, po bëhet si zgjidhje e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, kusht kryesor ky për liberalizim të vizave.

Pas takimit me Veselin, Nuland do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe në fund me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark