Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot maturantët e Skenderajt me të cilët siç tregon ai, ka kaluar momente “të paharrueshme bashkëbisedimi”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës me këtë rast ka thënë se Kosova ka të rinj që të japin shpresë për një të ardhme më të mirë.
“Në festën e maturantëve të Skenderajit, kalova momente të paharrueshme bashkëbisedimi. Kemi një rini plot shpresë dhe energji. Ta kthejmë këtë energji në forcë zhvillimi e përparimi të atdheut tonë”, tha i pari i Partisë Demokratike.
Veseli ua uroi festën e maturës të gjithë maturantëve të Kosovës. /Insajderi.com