Veseli shtoi se nuk do të lejojnë që në asnjë mënyrë të politizohet Trepça, i cili në të njëjtën kohë shpreson që kolegët nga Lista Serbe do t’i rikthehen Kuvendit.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim i drejtë, vendim pozitiv edhe pse nuk jam i thirrur t’i komentojë vendimet e Gjykatave tona , ajo çka është kryesore ne presim mirëkuptimin e të gjithëve se Trepça është aset vetëm i Kosovës, i qytetarëve të vet pa dallim në komunitet dhe Trepça e ka të ardhmen vetëm ekonomike dhe nuk do të lejojmë në asnjë moment të politizohet diçka e cila është ekonomike. Kolegët e mi të cilët janë nga Lista Serbe, shpresojmë që shpejt do të kryejnë punë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Veseli.
Këto komente i dha Veseli pas takimit me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Veseli tha se ish-luftëtarët nuk do të jenë asnjëherë “mollë sherri” i koalicionit qeverisës.
“Bashkëluftëtarët e mi kurrë nuk kanë me qenë ‘mollë sherri’. Këta kanë qenë ‘mollë’ pozitive. Këta janë duke u ballafaquar më një situatë që më së pakti kanë faj këta, duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i OVL e UÇK-së Hysni Gucati tha se me kryetarin e Kuvendit kanë biseduar edhe për Ligjin për Vlerat e Luftës. /Insajderi.com