Gjetjen e një mënyre për riverifikimin e veteranëve e kanë paralajmëruar edhe drejtuesit e OVL-së së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Këta[veteranët e luftës] nuk po duan që të akuzojnë askënd, këta po duan të jenë pjesë e zgjidhjes së kësaj çështje”, tha ai.
Ndërsa ish-bashkëluftëtari i tyre, Kadri Veseli, tani drejtues i Kuvendit, nuk e ka komentuar buxhetin e ndarë nga Qeveria për këtë kategori. Por, Veseli nuk komentoi rreth shumës së parave të ndara në buxhet për kategoritë e dala prej lufte.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut. Gjithmonë krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Veseli, kur u pyet rreth buxhetit të ndarë për veteranët e luftës.
Veseli tha se veteranët janë të gatshëm për të gjetur një zgjidhje derisa shtoi se veteranët ende janë të gatshëm për t’i dhënë kontribut vendit.