Insajderi
Lajme

Veseli takon kancelaren gjermane Angela Merkel

Insajderi
14 March 2016 - 16:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kancelaren gjermane, Angela Merkel. Këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

“Përfitova nga rasti i Konferencës për të takuar edhe Kancelaren Merkel dhe për t’i shprehur në emër të Kosovës mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman” ka shkruar Veseli në Facebook, raporton Insajderi.

Veseli është shprehur se admiron lidershipin dhe kurajon e Merkel për ta bërë Evropën më humane./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark