Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me tragjedinë e Astrit Deharit po tentohet të përfitohet politikisht.
Kështu ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të cilën e ka quajtur si më të rëndën prej se ai është në krye të këtij institucioni.
“Ka qenë një nga mbledhjet më të rënda që e kam mbajtur unë si kryetar i Kuvendit gjatë gjithë mandatit tim. Me vjen keq për një situatë të tillë”, ka thënë Veseli.
“Kemi një proces tepër të ngarkuar emocionalisht, sepse kemi një tragjedi. Por në të njëjtën kohë po vërehet një tendencë e hapur e manipulimit politik me rastin”, ka shtuar ai.
Veseli ka thënë se arsyeja pse nuk është proceduar më herët për seancë jashtëzakonshme është fakti se ende nuk ka pasur raport zyrtar nga organet e drejtësisë.
“Por lë ta harron çdokush që në tragjedi të tilla do t’ia japim rastin të përfitojë politikisht”, ka thënë Veseli./Insajderi.com