
Për të shënuar Ditën e Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot shkollën Ismail Qemali në Mitrovicë, aty ku ai ka marrë mësimet e para.
Veseli ka thënë se mësimdhënësit në Kosovë e kanë bërë historinë.
“Bashkë me mësuesen Kimete, mësuesen time të parë, sot vizitova Shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, shkollën e fëmijërisë sime, për t’i uruar të gjithë mësuesit e Kosovës për ditën e tyreMësuesit tanë, që dje përmes edukimit na mësuan ta duam Kosovën, të veprojmë e luftojmë për lirinë e saj, sot kanë një mision po aq të madh, edukimin e fëmijëve tanë që të bëhen qytetarë të denjë e krenar të shtetit të Kosovës,” ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
“Të dashur mësuese e mësues, ju keni bërë historinë e Kosovës”.
Dita e mësuesit është festë që i kushtohet mësimdhënëseve dhë shënohet për nderë të hapjes së shkollës së parë shqipe në vitin 1887 në Korçë.
Më herët, edhe kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti i zgjedhur, Hashim Thaci, uruan mësuesit përë këtë ditë/Insajderi.com