×
  • Lajme
  • Lajme

    Veselin e zë iftari në Gjilan

    Insajderi
    30 May 2017 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së djeshme, përgjatë aktivitetit të tij parazgjedhor, në mbrëmje ka shfrytëzuar kohën që të bëjë iftar me në Gjilan.

    Përmes një postimi të tij në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se muaji i shenjtë i Ramazanit e ka gjetur atë duke vizituar miq dhe familjarë.

    “Muaji i shenjtë na gjen duke vizituar miq dhe familje. Mbrëmë pata nderin të ndaj iftarin në Gjilan në mesin e miqve të shumtë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

    Veseli nder tjerash ka treguar se në mesin e miqve ka qenë prezentë edhe bashkëshortja e heroit, Agim Ramadani.

    “Posaçërisht u gëzova kur e pashë zonjën Shukrije Ramadani, bashkëshorten e shokut tonë të ndjerë, Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Sakrifica e tij dje na frymëzon që ne sot të marrim vendime të guximshme për popull”, ka përfunduar shkrimin e tij Veseli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark