Një natë më parë, u mbajt finalja e ‘Festivalit të Këngës së Fundvitit’, ku fituese u shpall këngëtarja Anxhela Peristeri, me këngën ‘Karma’.
Mirëpo, duket se festivali i këtij viti, ka zgjuar shumë debate.
Përveç këngëtarit Mirud, i cili rrëmbeu majft vëmendje me veshjen e tij, që u diskutua shumë, një tjetër këngëtare u bë pjesë e diskutimeve për veshjen.
Bëhet fjalë për këngëtaren Xhesika Polo, gjithashtu një ndër finalistet e natës së mbrëmshe, e cila tërhoqi vëmendje me veshjen e saj.
Veshja që ajo kishte zgjedhur për natën finale, tregonte shumë nga trupi i këngëtares, duke mës i lënë vend imagjinatës.
Ndjekësve nuk u kaloi pa vënë re kjo veshje e guximshme, duke i bërë fotot e saj menjëherë virale në rrjetet sociale.