Nënkryetari i komunës së Beogradit, Goran Vesiq, ka deklaruar se me rastin e ndalimit të hyrjes në Kosovë, arsyeja ishte formale dhe se e ka marrë vendimin vetëm kur ka mbërritur në Jarinje.
“Ata nuk më lejuan të hyj në Kosovë për shkak të, siç deklaruan ata, rrezikut për sigurinë e shtetit t, por kjo nuk është arsyeja. Arsyeja është se çfarë unë duhej ta bëja në Mitrovicën e Veriut”, ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Beogradit për televizionin proqeveritar serb “TV Pink”.
“Dje, është dashur të nënshkruhet karta mbi binjakëzimin midis Beogradit dhe Mitrovicës së Veriut, dhe padyshim që kjo i shqetëson ata në Prishtinë”, mendon Vesiq, të cilin në Beograd e quajnë “nënkryetari i përhershëm i Beogradit”.
Siç pretendon, ai ishte dashur të vizitonte punimet në Mitrovicën e Veriut, të cilat financohen nga qyteti i Beogradit, dhe ky është ndërtimi i edhe një ndërtese në të cilën duhet të strehohen 20 familje refugjatësh dhe ndërtimi i një parku dhe një sheshi lojërash për fëmijë në qendër të Mitrovicës së Veriut.
“Mesazhi i dërguar nga politikanët shqiptarë në Prishtinë është se fëmijët serbë nuk kanë të drejtë në park dhe nuk kanë të drejtë në shesh lojërash, dhe në fakt ata ndaluan qytetin e Beogradit të ndërton një shesh lojërash për fëmijë”, pretendon Vesiq, duke lënë të kuptohet se pasi ai nuk mundi të hynte në Kosovë, punimet do të ndalen.
Siç njoftoi sot, ai do të paraqesë një padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg sepse autoritetet e Kosovës e ndaluan hyrjen e tij në Kosovë./Insajderi.org.