Vetura zyrtare 4Z është vetaksidentuar në afërsi të Badovcit.
Saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit, një veturë zyrtare 4Z ka përfunduar thuajse e rrotulluar e tëra.
Nga pamjet shihet se në aksident nuk ka pasur të përfshirë ndonjë automjet tjetër, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur dhe ekipet emergjente.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë dhënë përgjigje.