×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetaksident në rrugën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

    Insajderi
    18 February 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në drejtimin Duhël-Suharekë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

    Ai tha se drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Në ora 10:47, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Duhël-Suharekë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Krasniqi për Insajderin.

    Ai tha më tej se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark