Insajderi
Lajme

Vetaksidentohet një kamion, bllokohet rruga Carralevë-Duhël

Insajderi
27 March 2024 - 08:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetaksidentohet një kamion, bllokohet rruga Carralevë-Duhël
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vetëaksident ka ndodhur mengjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël.

Zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20.

“Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin”.

Ai thotë se në vetaksident është përfshirë një kamion i madh dhe si pasojë rruga është bllokuar.

“Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark