Për vrasjen e tre personave me 23 janar të këtij viti, policia e rajonit të Gjakovës ka njoftuar se një ditë më parë dy të dyshuar meshkuj, janë vetë dorëzuar në polici.
“Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekzaminimit të shumë provave dhe dëshmive, hetuesit kanë arritur të identifikojnë kryesit e mundshëm të kësaj vepre të rëndë, ku është arritur që të dyshuarit të vetë dorëzohen në polici”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. /Insajderi.com