Insajderi
Lajme

“Vetë Rugova ishte në Pejë”- Peja i organizon pritje madhështore Ukë Rugovës

Insajderi
21 December 2025 - 18:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Vetë Rugova ishte në Pejë”- Peja i organizon pritje madhështore Ukë Rugovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Peja i ka organizuar një tubim madhështor Ukë Rugovës, të birit të Ibrahim Rugovës, i cili gjendet në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK).

Rugova, i cili gjendet me numrin 10 në listën zgjedhore të LDK-së, është përshëndetur ngrohtë nga simpatizantët e këtij subjekti politik.

“NDIGONIII PEJA. A e dini pse Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova e donte Pejën?! Sepse vet RUGOVA është në Pejë”, ka shkruar Blerta Kllokoqi- Rugova, bashkëshortja e Ukë Rugovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark