Vajza tregoi se ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por është detyruar që të abortojë për shkak të komplikacioneve me shëndetin, shkruan Top-channel.
Adoleshentja së bashku me tezen e saj kanë denoncuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës babanë, e cila ia kaloi dosjen Prokurorisë.
Ndërkohë nëna e 17-vjeçares u shprehet se vajza nuk ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa përsa i përket denoncimit, ajo deklaron se nuk dyshon aspak te bashkëshorti, pasi sipas saj, vajza i ka dhënë tre emra të tjerë.
Por do të jenë analizat e ADN-së ato që do të vërtetojnë ose jo akuzën e vajzës për babain e saj. /Insajderi.com