Një person nga fshatin Stanovc i Epërm në Komunën e Vushtrrisë ka raportuar se afër shtëpisë e tij një i dyshuar ka hedhur një granat dore.
Si pasojë e shpërthimit i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me tre fishekë, raporton Insajderi.
Arsyet e hedhjes së granatës nuk janë bërë të qarta ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit mbetet nën sigurim të njësisë policore në QKUK. /Insajderi.com