Insajderi
Lajme

Vetëm gjatë muajit korrik MPB-ja konfiskoi 46 armë në ahengje

Insajderi
13 August 2024 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëm gjatë muajit korrik MPB-ja konfiskoi 46 armë në ahengje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar se gjatë muajit korrik janë konfiskuar 46 armë në ahengje.

Sipas raportit të MPB-së, vetëm gjatë korrikut janë regjistruar 53 raste të të shtënave me armë, me policinë që ka hapur 55 dosje për këto incidente.

Përveç konfiskimit të 46 armëve dhe 472 municioneve, janë arrestuar 42 individë dhe është raportuar një rast i plagosjes.

“Gjatë muajit Korrik 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët, ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur. Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri. Festo me zemër, jo me armë! Le të kujtohet festa, jo tragjedia”, thuhet në postimin e MPB-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark