Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka komentuar ndryshimin e qëndrimit të VV-së sa i përket marrëveshjes për energjinë në veri, marrëveshje kjo që dikur e kundërshtonin në çdo formë.
Bislimi tha se kanë ndryshuar rrethanat, andaj kanë ndryshuar edhe qëndrimet. Sipas tij, vetëm injorantët nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre.
Veç injorantët nuk i ndërrojnë qëndrimet, kur ndryshojnë rrethanat. Kanë ndryshuar rrethanat, ndryshon edhe konstatimi”, tha Bislimi në debat plus.
Por pikërisht hezitimit që të ndërrojë qëndrim e ka bërë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti.
Ai tha se nuk ka ndryshuar koncept, qëllim e madje as qëndrim, krejt çka do të bëjë ai është “më e mira e mundëshme”.
“Unë nuk kam ndryshuar as koncept as qëllime, as qëndrime, mirëpo kam metoda të cilat për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëjnë më të mirën e mundshme në kohën që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshta”, tha Kurti.
Në anën tjetër, kjo marrëveshje ishte kundërshtuar fuqishëm nga VV-ja në kohën kur ishte në opozitë, madje të njejtit hidhnin vezë drejt ish-kryeministri, Isa Mustafa i cili atëkohë ishte nënshkrues.