Insajderi
Lajme

Kurti mandatohet nga Haxhiu për formim të Qeverisë

Insajderi
13 September 2026 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti mandatohet nga Haxhiu për formim të Qeverisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Haxhiu.

Ajo i ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, duke shprehur pritjen që Qeveria të formohet sa më shpejt.

Ky vendim vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Kurtin për mandatar, duke hapur kështu procedurën për formimin e Qeverisë së re.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark