E gjitha kjo ka një arsye. Media të ndryshme kanë lansuar tituj bombastik në faqet e tyre në rrjete sociale, për të treguar një lajm shokues për shumë media online.
Një grup i shkencëtarëve të Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Kolumbisë dhe Institutit Kombëtar Francez, kanë shikuar korpusin e mbi 2.8 milionë postimeve në Twitter.
Studimi ka gjetur se 59 për qind e linçeve të shpërndara, asnjëherë nuk u lexuan nga personat që e ndjekin këtë rrjet, duke aluduar se njerëzit më shumë kanë ambicie për ta shpërndarë shkrimin se sa për ta lexuar atë.
“Njerëzit më shumë kanë dëshirë që ta shpërndajnë artikullin se sa ta lexojnë”, tha bashkëpunëtori i studimit, Arnaud Legout.
“E kjo është diçka e zakonshme në shoqërinë e sotme konsumuese” shtoi ai, në një prononcim për Ëashington Post.
Ky studim, në mënyrë psikologjike, shpjegon se pse njerëzit postojnë më shumë se sa që lexojnë.
Vetëm gjysma e intervistuarve deklaruan se nuk kanë ndonjë qëllim për ta shpërndarë lajmin me të tjerët, por disi ata shpërndajnë për ta informuar veten dhe për ta përcaktuar më shumë veten e tyre.
Tash mund ta shpërndani këtë tekst.