Insajderi
Lajme

Vetëplagoset një polic në Suharekë

Insajderi
27 February 2025 - 21:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëplagoset një polic në Suharekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zyrtar policor është vetëplagosur aksidentalisht me armë zyrtare.

Rastin për Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi teksa shtoi se polici është plagosur në dorën e majtë.

“Rasti ka ndodhur dje me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është vetplagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore ndërsa Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës ka dal në vend ngjarje”, tha ai

Bytyqi tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektorati policor i Kosovës.

“Rasti është duke u hetuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark