Veteranët e Skenderajt: Jemi të gatshëm nëse na thërret atdheu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët e Skenderajt: Jemi të gatshëm nëse na thërret atdheu

    Insajderi
    09 December 2016 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skenderaj, ka reaguar ndaj ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, duke thënë se kjo është një ndarje e qytetit.

    Ata përmes një komunikatë për media kanë paralajmëruar se do të jenë të gatshëm që të kontribuojmë për atdheun dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

    “Ne ashtu siç ishim gjatë luftës së lavdishme çlirimtare, prapë do të jemi në shërbim të popullit e të atdheut, si dhe, do të jemi të gatshëm që të kontribuojmë për atdheun tonë dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Nëse na thërret atdheu, ne nuk do të kursejmë asgjë”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark