Veteranët fajësojnë Qeverinë për fryrjen e listave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët fajësojnë Qeverinë për fryrjen e listave

    Insajderi
    13 November 2016 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Buxheti për pagesën pensioneve për ish-luftëtarët nuk e kalon vlerën e 60 milionë eurove, siç është paraparë dhe vitin e kaluar, por numri i veteranëve i rritur sivjet, e tejkalon këtë vlerë, e që bie ndesh me kërkesën e FMN-së

    Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së e ka fajësuar Qeverinë për tejkalim të numrit të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

    Ky Këshill ka thënë se çdo “ndëshkim” për këtë çështje duhet të bie mbi Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tyre, nuk ka ndaluar dhe as pastruar listat e veteranëve nga njerëz që nuk kanë qenë në luftë.

    Një delegacion i FMN-së është takuar të enjten me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ku pas takimit, përmes një komunikate për medie është thënë se Kosova mbetet brenda programit me FMN-në, si kusht që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës.

    Rreziku i paqëndrueshmërisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, është ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit, shkruan Zëri.

    Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se buxheti për pagesën e ish-luftëtarëve nuk kalon vlerën e 60 milionë eurove, siç është paraparë edhe vitin e kaluar, por numri i veteranëve i rritur sivjet, sipas tij, tejkalon këtë vlerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark