Veteranët me agjendë të veçantë për 27-vjetorin e Epopesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët me agjendë të veçantë për 27-vjetorin e Epopesë

    Insajderi
    05 March 2025 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë organizuar një mori aktivitetesh.

    Qeveria e Kosovës ditë më parë ka publikuar aktivitetet që do të mbahen në nderim të luftës dhe rënies heroike të familjes Jashari.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk i janë bashkuar qeverisë.

    Ata kanë vendosur që të kenë një agjendë të veçantë, e cila nis me homazhe për nder të dëshmorëve.

    Vendimin për agjendën e veçantë të Epopesë, ashtu sikurse edhe të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, OVL-UÇK e mori në mbledhjen e 13 shkurtit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark