Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në fund të kësaj jave nuk i kanë marrë pensionet e tyre. Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka transferuar mjetet në banka pasditen e së premtes.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka apeluar tek qeveria që pensionet të mos vonohen, duke iu referuar gjendjes së rëndë ekonomike të veteranëve dhe pensioneve që janë e vetmja e ardhur për ta dhe familjet e tyre.
Por, Qeveria është kundërpërgjigjur në kritikat e shumta për vonesën e pensioneve se ka qenë rritja e numrit të veteranëve që ka shkaktuar problem buxhetor për t’u siguruar mjetet për të gjithë veteranët.
Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së, ka bërë të ditur për “Zërin” se veteranët nuk i kanë marrë pensionet.
Ai ka thënë se janë informuar nga Qeveria se pagat për veteranët janë proceduar të premten.