Insajderi
Lajme

Veterani i UÇK’së nga Runiku i bashkohet AAK’së

Insajderi
07 May 2026 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veterani i UÇK’së nga Runiku i bashkohet AAK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ramush Haradinaj ka njoftuar se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) iu është bashkuar Agron Kajtazi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Runiku i Skenderajt.

Haradinaj me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ tha se Kajtazi shërbeu si 16-vjeçar në UÇK, e më pas edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), shkruan Insajderi.

“Qasja e tij politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë nacional, ka qenë aktive, duke shërbyer për një mandat edhe si asambleist në Kuvendin Komunal të Skënderajt në vitet 2017–2021.

Agroni i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke sjellë me vete përvojën, përkushtimin dhe besimin në rrugëtimin tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Haradinaj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark