Insajderi
Lajme

Vetëvendosja e Kurtit del mbi 50 përqind në Shtime

Insajderi
07 June 2026 - 22:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëvendosja e Kurtit del mbi 50 përqind në Shtime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 50 për qind të votave në Komunën e Shtimes.

Kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, i cili vjen nga ky subjekt politik, tha se “Shtimja ia qiti pikën”.

“Shtimja përsëri është e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Shtimja është e fitoreve të mëdha, e punëve të mëdha dhe të ndershme”, ka deklaruar Aliu.

“Urime, qytetarë të mrekullueshëm! Faleminderit Shtimja ime që e vlerësoni punën, përkushtimin dhe ndershmërinë. Na priftë e mbara bashkë”, tha më tej ai.

Në bazë të të dhënave preliminare të KQZ-së, nga të gjitha kutitë e numëruara në Komunën e Shtimes, VV’ja ka marrë 49,21 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark