Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit, duke e treguar kandidatin e saj, ministrin e Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.
Në reagimin e LVV, thuhet se nuk kanë arritur marrëveshje politike me asnjë parti politike për emrin e presidentit.
“Pavarësisht insistimit tonë, nga këto subjekte nuk morëm asnjë propozim konkret, ndërsa u refuzuan edhe ofertat tona me emra të caktuar”.
Por, Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti, ani pse ka konfirmuar se nuk kanë arritur marrëveshje me partitë tjera opozitare, në mënyrë ironizuese iu ka ofruar mbështetje për nominimet e tyre.
“Ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese, ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar”, thuhet në njoftimin e LVV.