Vetëvendosje e gatshme që Ministrinë e Jashtme t’ia jap Vjosa Osmanit – Insajderi
×
Fokus 3

Vetëvendosje e gatshme që Ministrinë e Jashtme t’ia jap Vjosa Osmanit

Insajderi
09 October 2019 - 22:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili me partin e tij ka dal i pari në zgjedhjet e 6 tetorit duke lënë pas vete Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në një intervistë për Opinion, Kurti ka treguar për mandatet e qeverisë së ardhshme e cila pritet të formohet së shpejti pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve.

Kurti është pyetur se cila do të jetë pozita e kandidates për kryeministre të LDK-së Vjosa Osmanit nëse, ata bëjnë koalicion dhe qeverisin bashkë, ai është përgjigjur se përvoja e saj në komisionin për punë të jashtme do ta kryente më së miri, punën e ministres së jashtme.

“Unë  besoj që tash asaj i takon të flas ajo ka dashur të bëhet kryeministre e Kosovës tash te shohim cili është plani B, unë kam pas bashkëpunim të mirë me zonjën Osmani e besoj që edhe do të qeverisim mirë bashkë, ajo ka qenë kryetare e komisionit për politikë të jashtme dhe nëse i shikojmë deklaratat e Osmanit për bisedimet  në mes Kosovës dhe Serbisë janë përputhur me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, andaj asaj do t’i shkonte të ishte në postin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe si kryetare e kuvendit”, ka thënë Kurti.

Kurti ndër tjera, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës parimisht ka pranuar të kenë koalicion. Ai ka treguar se gjatë ditës së nesërme kanë një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin.

“Në parim kanë pranuar të kenë koalicion me ne dhe nesër do të kem një takim me të së bashku me Mustafën dhe me Vjosa Osmanin sepse nuk kemi zgjedhje tjetër, të dyja ishim në opozitë dhe do të jemi në pozitë pasi që populli e ka dashur këtë”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark