Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që të bëjë koalicion me Aleancën Kosova e Re në Mitrovicë, por fillimisht duhet që të zhvillohen takime të përbashkëta për të ndërtuar planin bashkëqeverisjes për vitin e ardhshëm.
Këtë e ka,konfirmuar Faruk Mujka, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
“Në parim jemi gati”, ka pohuar Mujka për Klan Kosovën, duket vazhduar se për t’u arritur “koalicioni me AKR-në, fillimisht duhet një takime mes palëve ku Vetëvendosja do të shfaqë kërkesat e saj për bashkëqeverisje”.
Këto zhvillime politike në Mitrovicë vijën pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës prishi koalicionin qeverisës me AKR-në.