×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje fshehu “gjuetinë” ndaj eskortës së kryeministrit

    Insajderi
    08 March 2016 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri orë para se Policia e Kosovës të lëshonte komunikatën për arrestimin e katër personave që kanë tentuar sot rreth orës 16:00 ta ndalojnë eskortën e kryeministrit Isa Mustafa, Lëvizja Vetëvendosje kishte akuzuar Policinë për “gjueti ndaj aktivistëve të saj”.

    VV kishte lëshuar komunikatë duke dënuar arrestimin e aktivistëve  Zgjim Hyseni, Egzon Azemi, Arbër Morina dhe Lekë Isufi që sipas tyre ishin “arrestuar gjatë periudhës që po merreshin me aktivitetet e planifikuara për datën 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas”.

    “Arsyet pse policia i ka arrestuar aktivistët, si zakonisht nuk janë bërë të ditura. Atyre nuk i është treguar asnjë fletarrest, dhe sipas traditës së shtetit policor, thjesht janë kidnapuar në një aksion të papritur ku janë angazhuar policë të uniformuar dhe policë civilë”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos treguar se aksioni kishte të bënte me eskortën e kryeministrit, raporton Insajderi.

    Por këtë ia ka zbuluar Policia e Kosovës sipas të cilëve këta persona “janë përpjekur të ndalojnë eskortën e kryeministrit të Kosovës”.

    Policia njoftoj se përpos Zgjim Hysenit që ka qenë i kërkuar, të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt./ Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark