Insajderi
Lajme

Vetëvendosje fton mësimdhënësit në protestë

Insajderi
24 March 2016 - 12:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përmes një video të postuar në faqen e tyre në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar mësimdhënësit e Kosovës që t’i bashkohen protestës së opozitës më 26 mars.

Në video shihet duke folur deputetët në Kuvendin e Kosovës, Shqipe Pantina e Mytaher Haskuka, si dhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arberie Nagavci.

Ata thonë se arsimi në Kosovë ka degraduar dhe në protestë duhet të bashkohen për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve tonë.

Tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – kanë thirrur një protestë më 26 mars./Insajderi.com

[facebook id=”10153291605292000″]


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark