Vetëvendosje ia merr NISMA-s edhe një kryetar dege - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje ia merr NISMA-s edhe një kryetar dege

    Insajderi
    10 June 2016 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i degës së Nismës për Kosovën në Kamenicë, Rexhep Vranja, që nga dita e sotme është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e lënë postin e tij prej kryetari në degën e NISMA-s.

    Këtë e ka bërë të ditur partia e tij e re, Vetëvendosje, e cila njoftoi për këtë arritje të re në partinë më të madhe opozitare.

    “Ish-kryetari i NISMA-s në Kamenicë, z. Rexhep Vranja iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja po fuqizohet!”, shkruhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Insajderi.

    E për t’i uruar mirëseardhje në parti, për Vranjën u përkujdes lideri i VV-së, Visar Ymeri, i cili e pranoi në parti ish-liderin e NISMA-s në Kamenicë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark