×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje paralajmëron gaz lotsjellës për seancën e nesërme

    Insajderi
    09 March 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se edhe nesër do të hedhë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

    Nënkryetari i kësaj partie, Driton Caushi, ka thënë se Vetëvenodsje nuk sheh ndonjë arsye përndryshim të metodave protestuese.

    “Nuk ka asnjë arsye që metodat tona te ndryshojnë. Opozita do të jetë nesër në parlament dhe kundërshtimet do të vazhdojnë,” ka thënë ai

    Nesër pritet të jetë seanca e parë e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjes së Hashim Thacit si kryetar i Kosovës.  Seanca në të cilën u bë votimi ishte ndërprerë disa herë meqë partitë opozitare hodhën gaz lotsjellës.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër të trajtohen 18 pika në rendin e ditës, shumica prej të cilave janë shqyrtim i projtkligjeve./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark