×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëvendosje pas përleshjes në Kuvend: Sulmi erdhi nga ata që nuk e duan shtetësinë

    Insajderi
    13 July 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas përleshjes në Kuvend, duke akuzuar deputetët e PDK-së se sulmuan me grushte kryeministrin dhe ministrat e Kosovës.

    Partia në pushtet thotë se ky sulm erdhi nga ata që “nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës”.

    “Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetushmërisë në Republikë. Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht. Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës”.

    Vetëvendosje thotë se qeveria e tyre është e para në Kosovë që nuk ka ndonjë pjesëtar të kabinetit qeveritar që kontrollohet nga Beogradi.

    “Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë. Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla”.

    Lëvizja VETËVENDOSJE tha se “mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për drejtësi dhe kriminelët që kanë dëmtuar shoqërinë e shtetin tonë për t’u pasuruar padrejtësisht, nuk do të amnistohen”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark