×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje përkrah protestën për dorëheqjen e Ramadan Mujës

    Insajderi
    14 June 2016 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje i është bashkuar mbi 10 organizatave të shoqërisë civile të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në protestën e thirrur për të mërkurën që për kërkesë ka dorëheqjen e Ramadan Mujës dhe Ministrit të Kulturës dhe atij të Ambientit pas vdekjes së një vajze tre vjeçare nga shembja e një shtëpie të vjetër në Priren.

    “Duke pasur parasysh tragjedinë e fundit në Prizren, gjendjen e rëndë të trashëgimisë kulturore si dhe neglizhencën e Komunës së Prizrenit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës si përgjegjësit kryesor për këtë situatë, Qendra e Lëvizjes Vetëvenodsje në Prizren mbështet protestën e thirrur nga organizatat e shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të partisë më të madhe opozitare në vend.

    Protesta do të mbahet të mërkurën, më 15 qershor, në ora 12:00, në sheshin ‘Shadërvan’.

    Më 6 qershor një fëmijë tre vjeçar humbi jetën pasi një mur i një shtëpie të vjetër u shemb duke lënduar edhe dy anëtarë të tjerë të familjes.

    Sipas Policisë, shembja e murit ka ndodhur pas reshjeve të shiut dhe se në gjendje të rëndë janë edhe nëna me fëmijë tjetër, 10 vjeçar.

    Ngjarja tragjike ka nxitur Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prizrenit që të fajësojnë njëra tjetrën si përgjegjëse për atë zonë.

    Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, ka thënë se ministria ka insistuar që ajo zonë ku ka edhe shtëpi të tjera të vjetra duhet të ruhet, porse sipas saj, ata kanë dërguar kërkesë nga Komuna e Prizrenit që të ndërmarrë masa për të siguruar ambientin.

    Është raportuar se Komuna e Prizrenit ka vonuar një tender që parashihte intervenim në  këto shtëpi.

    Në anën tjetër, Kryeprokurori nga Prizreni, Sylë Hoxha, ka thënë se për rastin do të nisin hetimet, duke mos përjashtuar se në këtë rast ka pasur edhe elemente penale dhe të neglizhencës.  Por, deri më tani nuk ka pasur të dyshua

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark