×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje përsëri gjuajti me vezë Arban Abrashin (Video)

    Insajderi
    09 March 2016 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se hedhja e vezëve në drejtim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale është bërë nga aktivistë të kësaj partie.

    “Abrashi, sikurse ky kabinet qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova. Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë,” arsyeton Vetëvendosje këtë veprim.

    Kjo është hera e dytë që Abrashi është cak i vezëve të hedhura nga Vetëvendosje, pas asaj të parës që ndodhi në tetor të vitit të kaluar.

    [facebook id=”10153248059452000″]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark