Insajderi
Lajme

Vetëvendosje propozon Fatmire Kollçakun si kundërkandidate të Glauk Konjufcës për presidente

Insajderi
05 March 2026 - 22:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëvendosje propozon Fatmire Kollçakun si kundërkandidate të Glauk Konjufcës për presidente
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, është kandidatja e dytë për presidente të Kosovës.

Kjo konfirmohet nga thirrja që Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë Kryesisë së Kuvendit të enjten në mbrëmje.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Kuvend, nominimi është bërë nga deputetët nënshkrues përmes kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Në shkresën drejtuar kryesisë së Kuvendit dhe kryetares së Kuvendit, Albena Haxhiu, thuhet se deputetët propozojnë Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si kandidate për presidente të Republikës së Kosovës.

“Deputetët nënshkrues nominojnë znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku si kandidate për Presidente të Republikës së Kosovës. Bashkëngjitur me këtë shkresë përcjellëse gjeni listën e nënshkrimeve të deputetëve si dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm”, thuhet në dokument.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark