Vetëvendosje: Rasti i Nuhi Ukës shpërfaq dështimin e EULEX-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: Rasti i Nuhi Ukës shpërfaq dështimin e EULEX-it

    Insajderi
    21 October 2016 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shpalljes së pafajshëm të Nuhi Ukës, ish-kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës, i cili akuzohej për krim të organizuar.  Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje ka thënë se vendimi për Nuhën tregon për gjendjen “jashtëzakonisht të keqe” të sistemit të drejtësisë në vend.

    “Shpallja e tij si i pafajshëm, duke u liruar nga njëra akuzë teksa të tjerat i ishin vjetëruar, është dëshmia me e mirë që ky sistem është komplet i kriminalizuar dhe udhëhiqet nga kokat e krimit të klanit “Pronto”, thuhet në komunikatë.

    Nuhi Uka është shpallur i pafajshëm për një akuzë ndërsa akuza të tjera të cilat ishin ndaj tij janë vjetërsuar.

    VV poashtu ka thënë se ky rast shpërfaq edhe dështimin e EULEX-it.

    “EULEX, që nuk u mor as me krimet e strukturave të Serbisë përgjatë këtyre 14 viteve të pasluftës në veri të Ibrit, nuk po merret as me krimet e klanit “Pronto”. Madje është shndërruar në bashkëpunëtor të zellshëm të tyre. EULEX nuk solli ligj e drejtësi, por vetëm shkelje të ligjit e padrejtësi”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark