×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje shpalos hartën e lokacioneve të dhunimeve

    Insajderi
    08 March 2016 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion simbolik para qeverisë së Kosovës, ku ka shpalosur një hartë për siç thuhet për të treguar lokacionet se ku janë përdhunuar gratë e burrat në luftën e fundit në Kosovë.

    Nol Nushi nga Vetëvendosje, ka thekuar se këto dhunime kanë qenë të organizuara si pjesë e operacioneve ushtarake të Serbisë, krime këto për të cilat askush nuk u dënua, raporton Insajderi.

    “Harta tregon një ndër krimet më të rënda të shtetit serb karshi popullit të Kosovës në luftën e fundit. Emrat që shihen në hartë janë lokacionet ku gjatë luftës së fundit janë përdhunuar 20 mije gra dhe vajza si dhe burra e djem. Dhunimet kanë qenë të organizuara si pjesë e operacioneve ushtarake të Serbisë. Gati 20 vite pas luftës, asnjë ushtarak i Serbisë nuk është dënuar apo nuk është në proces gjyqësor për këtë krim”, tha Nushi.

    ‘’Qeverisa e Kosovës po zvarrit qe dy vite procedurat për te drejtat ligjore të të mbijetuarve të këtij krimi makabër. Ky ligj për këto viktima u miratua me shumë vështirësi e pengesa nga Qeverisa dhe mazhoranca parlamentare e legjislaturës paraprake’’, theksoi Nushi./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark