Lëvizja Vetëvendosje ka uruar sot ditëlindjen e aktivistit të ndjerë të tyre, Astrit Dehari, me vizitën që anëtarët e VV-së i kanë bërë varrit të tij.
Astrit Dehari sot do të festonte ditëlindjen e tij të 27-të.
E bashkëaktivistët e tij të Lëvizjes Vetëvendosje vendosën që ta urojnë ditëlindjen e tij përmes një vizite që i bën varrit të tij në Prishtinë.
“Urime ditëlindjen Astrit! I pavdekshëm mbetet ideali yt. E pandalshme mbetet përpjekja jonë për drejtësi”, ka shkruar Vetëvendosje në Facebook.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka ndërruar jetë më 4 nëntor të vitit të kaluar. /Insajderi.com