Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me pretendimin se udhëheqja e shtetit të Kosovës në krye me Albin Kurtin ka përmirësuar imazhin e vendit, shkruan Insajderi.
Kësisoji, Vetëvendosje përmes një njoftimi në facebook, zgjodhi Raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën për t’ia “faturuar” sukseset e saj.
Aty thuhet se fjala korrupsion u përmend vetëm pesë herë.
“Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur imazh më të mirë që vjen si rezultat direkt i qasjes së re për të ndërruar kursin e qeverisjes me vendin. Lufta ndaj krimit e korrupsionit dhe demokratizimi institucional tashmë po evidentohen në çdo raport ndërkombëtar.”
“Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën thekson se Republika e Kosovës ka bërë përparim thelbësor në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë raport fjala ‘’korrupsion’’ përmendët vetëm 5 herë dhe atë nën konotacionin pozitiv të luftës ndaj këtij fenomeni”, thuhet në këtë njoftim të partisë së Kurtit.
Postimi i plotë:
Vetëvendosje edhe sa ishte në opozitë “fokusohej” tek çështja e imazhit, duke i këshilluar partitë e tjera të kujdesen për këtë pjesë.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga ministrja Donika Gërvalla, është kritikuar në vazhdimësi për huqjet e blofet e shpeshta si dhe për mungesën e rezultateve në përfaqësimin e Kosovës në Evropë dhe botë.