Një person i moshës 18 vjeçar nga qyteti i Ferizaj, raportohet se ka bërë vetëvrasje ditën e martë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Bastri Shabani, i cili tha se akti është kryer me armë zjarri ndërsa motivet ende nuk dihen.
“Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ku në fillim është cilësuar si tentim vetëvrasje mirëpo, pasi që i është dhënë ndihma e parë, në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK, në Prishtinë dhe pas dy ore na kanë njoftuar se ka ndërruar jetë”
Shabani tha se viktima nuk ka lënë ndonjë letër, shkresë apo diçka të ngjashme, por thotë se familjarët e tij kanë deklaruar në polici se kohët e fundit djali i tyre kishte rënë në depresion dhe ka qëndruar i heshtur. /Insajderi.com