Insajderi
Lajme

Veton Berisha ia “merr” nënkryetaren Elbert Krasniqit

Insajderi
07 May 2026 - 20:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veton Berisha ia “merr” nënkryetaren Elbert Krasniqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Liberale Egjiptiane, e udhëhequr nga Veton Berisha, ka shënuar një aderim të rëndësishëm duke goditur direkt rivalin e tyre politik, IRDK-në e Elbert Krasniqit, shkruan Insajderi.

Ish-nënkryetarja e IRDK-së, Hysnije Berisha, ka braktisur radhët e partisë së Krasniqit për t’u bashkuar zyrtarisht me PLE-në.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i PLE-së, Veton Berisha, përmes një njoftimi ku ka mirëpritur bashkëpartiaken e re, duke e cilësuar këtë si një fuqizim të madh për subjektin e tij.

“Nga sot kemi nderin dhe kënaqësinë që Partisë Liberale Egjiptiane-PLE t’i bashkohet znj. Hysnije Berisha, ish-nënkryetare e IRDK-së, njëherit magjistre e shkencave juridike – drejtimi penal”, ka shkruar Berisha.

Në njoftimin e tij, Berisha ka lëshuar edhe disa thumba drejt ish-partisë së saj, duke bërë thirrje për aderime të reja me slloganin: “Eja aty ku respektohesh dhe vlerësohesh!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark