“Veton është propozuar për ministër, a është e vërtetë?” – Elbert Krasniqi i kërkon llogari Kurtit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Veton është propozuar për ministër, a është e vërtetë?” – Elbert Krasniqi i kërkon llogari Kurtit?

    Insajderi
    15 April 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, është kapur nga kamerat teksa i kërkon sqarime kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me përfshirjen e mundshme të Veton Berishës në kabinetin e ardhshëm qeveritar, shkruan Insajderi.

    Gjatë një bisede joformale në Kuvend, Krasniqi i është drejtuar Kurtit me fjalët: “Në grupin multietnik po flitet që edhe Vetoni është propozuar për ministër. A është e vërtetë?”

    Përgjigja e Kurtit ishte e shkurtër dhe e prerë “Jo”.

    Emri në telefonin e tij është i regjistruar si “AK” andaj lë të nënkuptohet se po flet me Albin Kurtin.

    Vlen të theksohet se raportet mes Elbert Krasniqit dhe Veton Berishës kanë qenë të tensionuara prej kohësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark