×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Vetura e krijuar për njerëzit që janë në karrocë

    Insajderi
    24 June 2017 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ideator nga Teksasi ka krijuar një veturë, të quajtur Kenguru, e cila është e dizajnuar veçanërisht për njerëzit që përdorin karrocën.

    Krijuesi i veturës, Istvan Kissaroslaki, bëri bashkë 30 investitorë për të mbledhur 4 milionë dollarë të nevojshme për ta dërguar veturën në rrugë.

    Brenda pak kohësh, njerëzit që janë në karrocë ishin në gjendje që ta përdornin atë.

    Çmimi i veturës është 25,000 dollarë.

    Vetura është më e vogël se një veturë Smart, prodhohet në SHBA, ka drita LED dhe mund të shkojë deri në 25km në orë, shkruan Express.

    Bateritë fuqizojnë dy motorë me 2KW prapa dhe Kenguru merr plot tetë orë për t’u mbushur plotësisht.

    Një veturë e tillë padyshim se do t’ua bëjë jetën më të lehtë njerëzve në karrocë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark