Në zonën e Kodrës së Trimave u raportuan të shtëna me armë zjarri, ndërsa tre persona mbetën të lënduar, por jo si pasojë e gjuajtjeve të armës.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë, Klani ka publikuar pamje tronditëse që raportohet se hedhin dritë mbi incidentin.
Në video shihet një veturë e tipit BMW që, me shpejtësi të madhe, futet në një rrugicë të Prishtinës dhe përplas një grup të rinjsh që po ecnin qetësisht.
Në pamjet fillestare vërehen rreth dhjetë të rinj në rrugë, por brenda pak sekondash situata përshkallëzohet: vetura drejtohet drejt tyre dhe godet disa prej tyre, për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas përplasjes, tre persona mbesin të shtrirë në tokë.